Thirrje për projekte për botim

 

Në përputhje me misionin e tij për studimin dhe vlerësimin me objektivitet të periudhës komuniste, për dokumentimin dhe vënien në dijeni të publikut mbi  krimet e kryera nga organet e diktaturës komuniste dhe mbi natyrën e sistemit totalitar në gjithë aspektet e tij,  prej dhjetë vitesh, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit , ka botuar një seri veprash me rëndësi studimore, dokumentuese dhe dëshmuese, një pjesë e madhë e të cilave, vjen si kontribut i bashkëpunëtorëve të jashtëm të këtij Institucioni.

Në vazhdim të këtij projekti, për planifikimin dhe përgatitjen për shtyp të kolanës së botimeve për vitin 2022 , ISKK fton studjues të fushave të ndryshme, të mbijetuar nga burgjet dhe kampet komuniste, gazetarë, dhe autorë të tjerë të interesuar, të aplikojnë me dorëshkrime për botim në këto kategori:

  • Studime shkencore me tematika të ndryshme që lidhen me një aspekt të caktuar të regjimit komunist
  • Memuare, ditare, kujtime nga përvojat në burgje dhe në kampe internimi
  • Monografi
  • Përmbledhje intervistash me të mbijetuar nga burgjet dhe kampet
  • Albume origjinale skicash dhe fotografish të kësaj periudhe
  • Vepra të shkruara në kushte represioni në burgje dhe kampe internimi.
  • Tekste shkollore dhe antologji

Studimet, duhet të plotësojnë kriteret e një punimi shkencor në formë dhe përmbajtje, të jenë të përfunduar dhe të shoqërohen me një sinopsis të shkurtër prej jo më shumë se 2-3 faqesh kompjuterike. Kurse dëshmitë në formën e prozës memuaristike, kujtimeve apo ditareve, duhet të reflektojnë përvoja origjinale , pra të jenë dëshmi të dorës së parë.

Përveç dorëshkrimit, secili nga autorët ose grupet e autorëve, duhet të dorëzojë edhe një CV të shkurtër prej 5-6 rreshtash.

Çdo dorëshkrim i paraqitur për botim, nuk duhet të jetë i publikuar më parë si libër ose në forma të tjera. Dorëshkrimet duhet të dorëzohen të shtypur dhe të pafaqosur.

Të gjithë dorëshkrimet e paraqitur, do t’i nështrohen një procesi analizimi, vlerësimi dhe seleksionimi prej Këshillit Shkencor të ISKK dhe më pas prej BorditDrejtues të ISKK.

 

Çdo dorëshkrim duhet të dorëzohet me postë elektronike në adresën info@iskk.gov.al, ose me postë të rregullt në adresën:

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Rruga Xhorxh W. Bush

Godina e Ish të Përndjekrve Politikë, Kati i Parë

Tiranë

SHQIPËRI

Afati i dorëzimit të dorëshkrimeve: 15 qershor 2021

Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutem të na kontaktoni me email në adresën: info@iskk.gov.al