INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT HAP THIRRJEN PËR EKSPERTË TË JASHTËM
Në kuadër të projektit të ISKK për hartimin e një udhëzuesi të standardizuar për shkollat mbi periudhën e komunizmit në Shqipëri, në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, ISKK hap shpalljen për ekspertë të jashtëm në fushat e mëposhtme:
- Ekspert didaktik;
- Autor tekstesh shkollore;
- Ekspert të vendeve të kujtesës;
- Psikolog;
- Historian;
- Gjuhëtar;
- Ekspert në fushën e kujtesës.
Udhëzuesi synon të ofrojë një bazë të qartë, të dokumentuar dhe pedagogjikisht të përshtatshme për mësuesit e shkencave sociale në trajtimin e kësaj periudhe të rëndësishme historike.
Në fazën e parë, ekspertët do të angazhohen në vlerësimin dhe dhënien e një ekspertize mbi tekstet ekzistuese të mësimit parauniversitar dhe mangësitë e tyre në trajtimin e periudhës së komunizmit.
Në fazën e dytë, ekspertët e fushës do të japin sugjerime mbi tematikat dhe përmbajtjen e udhëzuesit, në mënyrë që ai të jetë i zbatueshëm në praktikë gjatë orës mësimore.
Qëllimi kryesor i projektit është të siguroj një material të standartizuar të saktë dhe të kuptueshëm mbi periudhën e komunizmit në Shqipëri për edukimin e brezit të ri mbi pasojat e regjimit diktatorial në vend.
Kriteret e përzgjedhjes:
Kandidatët për ekspertë të jashtëm duhet:
- Të jenë specialistë të fushës për të cilën aplikojnë;
- Të kenë dhënë kontribut të mëparshëm në këtë drejtim.
Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Letër motivimi
CV (Curriculum Vitae)
Aplikimet duhët të dorëzohen në:
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit
Tiranë, “Rruga e Saraçëve”, tek Selvia, përballë me supermarket Spar, kati i 2.
ose në postë elektronike në adresën e emailit : info@iskk.gov.al
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit nga aplikantët është data 30.04.2026
Për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në: info@iskk.gov.al