Rreth ISKK

Instituti i Studimimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit është një ent i pavarur në administratën publike.

Organet kryesore drejtuese të institutit përfshijnë Bordin Drejtues dhe Drejtorin Ekzekutiv. Anëtarët e Bordit Drejtues zgjidhen nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili gjithashtu përcakton strukturën organizative dhe skemën e pagave për stafin e institutit.

Detyrat kryesore të Instituti përfshijnë:

  • Studimin dhe vlerësimin objektiv të periudhës së regjimit komunist;
  • Analizimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga organet e diktaturës komuniste dhe pasojat e tyre gjatë dhe pas komunizmit;
  • Identifikimin e akteteve ligjore dhe nënligjore, të cilat kanë shërbyer si bazë për organizimin dhe funksionimin e aparatit komunist;
  • Vlerësimin e ndërtimit dhe organizimit institucional të strukturave shtetërore që vepruan në mënyrë antidemokratike dhe kriminale, veçanërisht Sigurimi i Shtetit;
  • Studimin e veprimtarisë kriminale të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizatave të tjera të lidhura me të;
  • Analizimin e shkaqeve dhe rrugëve të vendosjes së regjimit komunist, duke përfshirë dokumentacionin që tregon mbështetjen ose rezistencën ndaj këtij regjimi;
  • Grumbullimin e të dhënave dhe dëshmive për aktivitetet e Sigurimit të Shtetit, formave të persekutimit dhe rezistencës, dhe shkeljet e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut nën komunizëm;
  • Evidentimin e personave që ishin pjesë e autoriteteve që mbështetën regjimin komunist dhe veprimet represive;
  • Informimin e publikut për krimet dhe pasojat e tjera të luftës së klasave;
  • Publikimin dhe sisteminimin e kujtimeve të të dënuarve politik dhe të persekutuarve, si dhe organizimin e ekspozitave, seminareve dhe konferencave mbi këto tema;
  • Bashkëpunimin me institucione arsimore, kulturore dhe të tjera për shkëmbimin e informacionit dhe përvojës lidhur me studimin e krimeve dhe pasojave të komunizmit;
  • Bashkëpunimin me institucione arsimore për përfshirjen e informacionit mbi krimet e komunizmit në programet mësimore dhe bashkëpunimin me institucione të ngjashme ndërkombëtare.