Sofika CARA
Libri është një rrëfim biografik, i znj. Sofika Cara, ku historia personale ndërthuret me historinë kolektive, në Shqipërinë komuniste. Gjithçka që autorja ka shkruar në këto fletë, si në një tregim të gjatë, janë kujtime dhe mbresa të pashlyeshme. Ajo është bijë e një familjeje të mesme në Fier, por martesa me Bardhin në vitin1961, bëri shkëputjen e saj të pamëshirshme nga trungu prindëror, për të mos u takuar me njerëzit e gjakut të saj për më shumë se tri dekada. Ishte koha e paradokseve të mëdha. Dhe e gjitha kjo fatkeqësi e rëndë, asaj iu shkaktua vetëm sepse Bardhi, i shoqi, vinte nga një familje e ndershme kavajase me taban nacionalist; babai i tij qe arratisur pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, në fillim në Itali, e më pas në Australinë e largët, ku edhe vdiq në vitin 1982.