Në respektim të detyrave të përcaktuara në  aktet ligjore,  ISKK ngre një shqetësim mbi dekorimin e personave që përgjatë viteve të regjimit  (1945-1990), kanë punuar dhe bashkëpunuar për ngritjen e regjimit komunist, dhe  kanë qënë pjesë e organeve apo autoriteteve vendimmarrëse në kohën e atij regjimi. Një një numër rastesh dekorimi i këtyre  personave  është  kundërshtuar publikisht me argumentin se janë dekoruar persona të cilët janë  përgjegjës për krime politike. Rasti më i fundit i që nxiti kundërshtime publike ishte dekorimi i z. Mehdi Bushati, ish-zyrtar i Ministrisë së Brendshme, me dekoratën “Kalorësi i Flamurit”.

Sugjerime mbi procedurën e dekorimeve