Simon Mirakaj – BIO

Anëtar i Bordit Drejtues

 

Simon Mirakaj lindi më  1 qershor 1944, në Shkodër, në një familje e cila ka qenë e internuar për motive politike prej vitit 1945 deri në rënien e regjimit komunist. Z. Miraka ka vuajtur internimin nga viti 1945-1989, në kampet e Beratit, Tepelnës, Saver të Lushnjes, Gjazë të Lushnjes.

Në vitet 1965-1969 kreu gjimnazin “4 dëshmorët” në Lushnje. Në vitet 1992-1996 kreu Universitetin e Tiranës, në fakultetin Juridik, dhe më pas ndoqi në vitet 1994-1996 Akademinë e Rendit Publik.

z.Miraka ka shërbyer si inspektor i Arkivit të Ministrisë të Brendshme me gradën Major dhe më vonë, është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Ish të Përndjekurve Politikë, një pozicion që e ka mbajtur nga viti 2002 e deri në nëntorin e vitit 2013.

Nga viti 2016 ka qenë anëtar i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Simon Mirakaj është dekoruar me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Për kontributin e tij në fushën e kujtesës, z. Miraka është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë, si anëtar i Bordit Drejtues të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, dhe prej prillit 2025 mban detyrën e zv Kryetarit të Bordit Drejtues të këtij Instituti.