Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri (ISKK) bën thirrje publike për mbledhjen e dëshmive mbi zaptimin e banesave dhe pronave të tjera nga regjimi komunist gjatë viteve 1944–1990. Zaptimi i pronave private, veçanërisht në vitet e para të instalimit të regjimit, ka qenë një fenomen i përhapur dhe shpeshherë i dokumentuar pak ose aspak, pasi ndodhte në mënyrë të paligjshme dhe pa transparencë.

ISKK fton të gjithë qytetarët që kanë përjetuar drejtpërdrejt këto ngjarje, familjarët apo trashëgimtarët e tyre, të ndajnë një dëshmi të shkurtër që ndihmon në dokumentimin e kësaj pjese të errët të historisë sonë.

Çfarë lloj informacioni kërkohet?

Nëse ju, ose familja juaj, jeni përballur me:

  • Zaptim të banesës suaj nga persona të tjerë me mbështetje politike;
  • Dëbim apo përzënie nga shtëpia;
  • Vendosje të detyruar të të tjerëve në pronën tuaj;

Ju lutemi të dërgoni dëshminë tuaj, duke përfshirë këto të dhëna (nëse janë të mundshme):

  • Vendndodhjen e pronës (qyteti/fshati, rruga);
  • Kohën e ngjarjes (viti, muaji);
  • Emrat e anëtarëve të familjes suaj;
  • Personat që kanë zaptuar pronën (emra, pozita, nëse dihen);
  • Një përshkrim të shkurtër të ngjarjes;
  • Foto, dokumente, ose materiale që e mbështesin dëshminë.

Pse ka rëndësi dëshmia juaj?

Këto dëshmi do të: