Njoftim

 

ISKK ka filluar punën për përgatitjen e Fjalorit Enciklopedik të Viktimave të Terrorit Komunist – shtesë, me synim plotësimin e emrave që mungojnë në serinë prej 9 vëllimesh të botuara deri tani.

Qytetarët e interesuar, të cilët kanë informacion lidhur me emrat dhe historinë e personave që mungojnë ta dorëzojnë në ISKK, mund të ndihmojnë duke na i vënë atë informacion në dispozicion.

Informacioni duhet të jetë i besueshëm dhe i verifikueshëm. Mjafton një fotokopje e dokumentit origjinal.

Dokumentet duhet të dëshmojnë për vuajtjen e një lloj dënimi politik – ekzekutim, burg, internim ose dëbim – nga regjimi komunist, por mund të shoqërohen dhe me dokumente që plotësojnë historinë e jetës së personit.

Dokumentet mund të jenë:

  1. Dokumente që dëshmojnë dënimin
  • vendime ekzekutimi
  • arrestimi, dënimi ose lirimi, ose të dyja bashkë, nga burgu, internimi ose dëbimi
  • dosje gjyqësore apo hetimore
  • lista dënimesh të botuara në libra, gazeta, gazeta zyrtare, apo që gjenden në arkivë
  • të dhëna të botuara në libra, në gazeta
  • etj.
  1. Dokumente plotësuese
  • çertifikata personale apo familjare (përcaktimi i vendlijes)
  • diploma
  • ditare
  • pjesë letërkëmbimi
  • kartolina
  • fotografi personale ose kolektive
  • kujtime të shkruara nga personi apo dikush tjetër
  • filma, fragmente filmmash
  • etj.
  • gjithçka që ndihmon për të shkruar një minihistori sa më plotë

 

 Materialet mund të dërgohen me postë elektronike në adresën info@iskk.gov.al, me postë ose dorazi pranë Drejtorisë së Arkivës së ISKK, në adresën:

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Rruga Xhorxh W. Bush

Godina e Ish të Përndjekrve Politikë, Kati i Parë

Tiranë

SHQIPËRI

 

Për çdo pyetje apo paqartësi, ju lutem të na kontaktoni me email në adresën: info@iskk.gov.al