Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në seancën plenare raportin vjetor të ISKK.Raporti u prezantua në seancë nga drejtori ekzekutiv i ISKK , Çelo Hoxha. Sipas raportit, ISKK gjatë vitit 2019 i realizoi objektivat e parashikuara në planin vjetor. Në mënyrë të përmbledhur, objektivat ishin:
- Informimi publik mbi krimet dhe dhunimin e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.
- Përmirësimi i transparencës publike të aktivitetit të Institucionit.
- Vazhdimësia e projekteve arsimore.
- Vazhdimësia e projekteve afatgjata në lidhje me kërkimin arkivor dhe historinë gojore.
- Promovimi i aktivietit të Institutit përmes konferencave promovuese.
- Zgjerimi i rrjetit të bashkëpunimit me institucione të tjera në vend dhe institucione ndërkombëtare.
- Forcimi i impaktit publik të Institucionit.

