Komunistet nisën internimin e kundërshtarëve politikë dhe familjeve të tyre sapo erdhën në pushtet (nëntor 1944), por ligjin e parë për internimet e krijuan më 2 gusht 1954. Në parim, ishte në fuqi ligji i kohës së mbretërisë për internimet, por ai nuk u respektua në asnjë pikë. Shkurt: internimet për 10 vjet u bënë në mënyrë të paligjshme.
Ky dokument që prezantojmë është një vendim i qeverisë për përmirësimin e ushqyerjes së të internuarve. Deri në daljen e këtij vendimi, 5 tetor 1949, të internuarve u jepej vetëm një copë bukë (rreth 600-800 gr në ditë), ndërsa tani u lejua që t’u jepej dhe 1 kg supë në ditë. Dokumenti nuk ka asnjë referencë ligjore, e cila mund të tregonte burimin e autoritetit ligjor vendimarrës dhe burimin e legjitimitetit të ekzistencës së të internuarve. Dokumenti origjinal ruhet në AQSH.