“Historia e komunizmit përmes objekteve”
Workshop mbi trashëgiminë materiale të Komunizmit në Shqipëri
27-28 Gusht, 2020
Për dy ditë me radhë, me 27 dhe 28 Gusht 2020, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, zhvilloi në ambjentet e tij një workshop trajnimi për trashëgiminë materiale të Komunizmit në Shqipëri. Duke respektuar rregullat e distancimit të detyrueshëm social në kushtet e COVID-19, ky aktivitet u zhvillua me një numër të kufizuar pjesëmarrësish prej tetë vetësh, kryesisht të rinj të diplomuar ose studentë të degës Master në Histori, të rinjsh me interesa në antropologji dhe muze, studentë të filmit dhe multi-medias, dhe specialistë të ISKK.
Qëllimi i këtij workshop-i ishte edukimi i të rinjve mbi historinë dhe tipologjinë e komunizmit, në kontekst me përvojat e ngjashme në sistemet totalitare në Europë dhe botë, përmes informimit rreth trashëgimisë materiale, kryesisht objekteve, duke filluar nga kolektivet tek personalet, të cilat jo vetëm që e bëjnë më të prekshme dhe më të besueshme historinë, por shërbejnë edhe si bazë për ngritjen e muzeve. Dhe përmes këtij trajnimi, ky projekt synon të angazhojë të rinjtë e trajnuar në projektet aktuale dhe të ardhshme të ISKK mbi këtë temë, por edhe të inkurajojë iniciativat e tyre të pavarura, sa në planin studimor aq edhe në atë praktik.
Ashtu siç edhe u konceptua, workshopi ishte interaktiv, ku jo vetëm u përdorën gjërësisht mjetet audio-vizuale por edhe u arrit një komunikim i frutshëm në grup përmes mënyrës së organizimit, aspektit praktik dhe diskutimeve.
PROGRAMI
27 gusht, 2020
10:00- 10:05 Prezantim i idesë dhe qëllimit të projektit
Luljeta Lleshanaku, drejtuese e projektit
10:05- 11:30 Kultura materiale si trashëgimi dhe kujtesë
Dr. Armanda Hysa
11:30- 11:40 Pushim për kafe
11:40- 13:00 Objektet etnografike të kulturës materiale: rëndësia, mbledhja dhe ruajtja e tyre.
Dr. Armanda Hysa
28 gusht, 2020
10:00- 11:00 Mënyrat e komunikimit të artefakteve në muzetë e memories: nga Holokausti tek Komunizmi.
Luljeta LLESHANAKU
10:00 -11:30 Një narrativë e shkurtër e historisë së komunizmit në Shqipëri
Dr.Çelo HOXHA
11:30- 11:40 Pushim për kafe
11:40- 12:10 “Te mbash apo ta hedhësh”- rëndësia e objekteve të dorës së dytë në evidentimin e realitetit komunist
Luljeta LLESHANAKU
12:10-13:00 Roli i albumit familjar në rikrijimin e dramës kolektive; prezantimi i projektit “Pas dhe Pas” si ekspozitë online
Luljeta LLESHANAKU