Ky është libri i parë i Maksim Rakipajt, emrin e të cilit e kemi parë në përkthime të autorëve të mëdhenj të poezisë, si në libra të Pablo Nerudës, Gibran, etj.

Përjetimet e tij nga burgjet e Ballshit, Spaçit dhe Qafë Barit, ku ai ka vuajtur dënimin në moshë té re, por dhe jeta para burgut në shkollën detare e pas burgut, përsëri në det me anije e deri më sot, janë tërheqëse dhe domethënëse, të përshkruara me gjallëri e besueshëm dhe dëshmojnë histori njerëzore, që i shërbejnë kujtesës kolektive.

Ndërkaq ato pasurojnë memuaristikën e burgjeve, sjellin një zë, të ngjashëm dhe të veçantë ndërkohë.