(Gërmat d – g)

Pas botimit të pjesës së parë të “Fjalorit enciklopedik të viktimave të terrorit komunist” në vitin 2012, në vitin 2013, u botua pjesa e dytë e kësaj kolane enciklopedike, e përbërë prej 380 faqesh, duke ezauruar kështu germat nga “d” në “g” nisur nga inicialet e emrave të viktimve. Siç e kemi qartësuar edhe nëkriteret e këtij studimi, brenda kategorisë “viktimë”, një term ky i përdorur nga të gjithë institucionet homologe në Europën Lindore, përfshihen: të pushkatuarit me gjyq dhe pa gjyq për motive politike, të burgosurit politikë, të internuarit politikë dhe të dëbuarit, pra, të gjitha format e persekutimit për motive politike.

Ky botim u financua nga Fondacioni “Konrad Adenauer” në Tiranë