Dr. Niuton Mulleti – BIO

Anëtar i Bordit Drejtues

 

Niuton Mulleti është lektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Sociale të Universitetit “EPOKA” në Tiranë. Në muajin tetor 2023, ai u emërua si zëvendësrektor për Çështjet Akademike në Universitetin “EPOKA”.

Dr. Mulleti është diplomuar në vitin 2003, në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative të Universitetit “Gazi” në Ankara, Turqi, si student me rezultatet më të larta në nivel departamenti dhe fakulteti, si dhe në vitin 2004, ai mori titullin “Master i Arteve” në “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane” nga Universiteti i Evropës Qendrore (Central European University) në Budapest, Hungari. Në vitin 2016, z. Mulleti iu akordua grada shkencore “Doktor” në “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci” nga HEIP-Qendra e Studimeve Diplomatike dhe Strategjike (CEDS) në Paris, Francë. Gjatë viteve 2004-2008, Dr. Mulleti ka punuar në Bankën e Shqipërisë, fillimisht si specialist dhe më pas, si Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimit Evropian. Prej vitit 2009, ai punon në Universitetin “EPOKA”.

Dr. Mulleti është autor/bashkautor i disa artikujve në revista shkencore dhe i dy kapitujve të librave të redaktuar. Ai ka qenë gjithashtu Koordinator Institucional i disa projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian (BE). Fushat kryesore të interesit të tij akademik dhe kërkimor janë Politika e Jashtme dhe e Mbrojtjes e BE-së, Evropianizimi i sistemeve politike kombëtare, e Drejta e BE-së dhe Drejtësia tranzicionale.

Në muajin mars 2025, Dr. Mulleti u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë si anëtar i Bordit të Institutit të Studimeve për Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK).