Dje gazeta Dita botoi një artikull ku thoshte se drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK), Çelo Hoxha, kishte dhënë dorëheqjen. Sot drejtori i ISKK e njoftoi gazetën zyrtarisht se ai vazhdon të ushtrojë funksionin e tij në zbatim të vendimit të Bordit dhe ligjit të ISKK dhe jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqjen, por as që ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Gazeta nuk i referohej asnjë burimi ose dokumenti për të mbështetur pretendimin e saj. Duke e konsideruar gjithë artikullin trillim dhe shpifje, z. Hoxha i kërkoi gazetës të bëjë përgënjeshtrimin e artikullit, t’i kërkojë ndjesë atij, dhe të njoftojë institucionin zyrtarisht për publikimin e përgëntrimit. Këtu po publikojmë letrën e z. Hoxha drejtuar kryeredaktorit të gazetës Dita.
