Anëtare e Bordit Drejtues
Alma Liço ka lindur në Tiranë, më 23 shtator 1958. Është dëbuar/internuar familjarisht për motive politike në zonën e Dumresë. (periudha 1968-1991).
Gjatë periudhës 1992- 2016 ka kryer funksione të ndryshme ne Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në vitet 1993 – 1997, ka kryer studimet pranë Akademisë së Rendit Publik.
Në vitin 2012 ka kryer një specializim pasuniversitar, të ofruar nga ICITAP dhe Universiteti NORTHWESTERN-ILLINOIS – SHBA, në kursin e III-të të Programit Ndërkombëtar të “Asistencës në Trajnim për Hetimin Penal” (ICITAP).
Në vitet 2005-2014 ka punuar në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut (veçanërisht të grave dhe fëmijëve, në funksionin e drejtueses së strukturës respektive). Funksioni përmbyllës i karrierës (2015-2016) është ai i pedagoges pranë Akademisë së Sigurisë. Ka mbajtur Gradën Policore “Drejtuese”. Prej vitit 2019 ndodhet në pension.
Ka botuar dy libra memuaristikë, titulluar “Krahë të këputur” (respektivisht në vitet 2015 dhe 2018). Botimi i tyre u mundësua nga Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK).
Ka botuar një set novelash, titulluar “Hirushja e pafat e kohës sonë”, (viti 2022).
Ka botuar një libër me miniatura, titulluar “Ëndërroj”, (viti 2024).
Ka shkruar artikuj analitikë, publicistikë, esse, tregime të ndryshme, botuar këto në gazeta, portale si “Dielli”-SHBA; “MAPO”, “VOAL”, “Observerkult”…etj.
Ka marrë pjesë në Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, me tematikë kujtesën mbi të kaluarën komuniste, ku ka mbajtur kumtesat respektive. (Organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike dhe IDMC).
Lidhur me këto kontribute dhe në vlerësim të tyre, në mars 2025, është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë anëtare e Bordit Drejtues të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK).