Anëtare e Bordit Drejtues
Prof Asoc Dr Etleva Smaçi mban detyrën e zëvendës Rektores për mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në Akademinë e Forcave të Armatosuran që prej tetorit të vitit 2022. Gjatë periudhës mars 2021 – tetor 2022 ajo ka qenë gjithashtu zëvendës dekane e Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë.
Etleva Smaçi është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mbrojtes dhe Sigurisë dhe lekton në dy ciklet e studimit Bachelor dhe Master Shkencor pranë departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Shkencave të Komunikimit, në lëndët Histori Ushtarake, Histori e Marrëdhënieve Ndërkombëtare/Politika e Jashtme e Shtetit Shqiptar.
Ajo ka gjithashtu kontribut profesional si lektore e ftuar në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me fokus dizinformimin dhe aktorët si Rusia e Kina etj.
Përpara se t’i bashkohej AFA, Prof Asoc Dr Etleva Smaçi ka qenë pjesë e sektorit të medias pranë Ministrisë së Mbrojtjes në revistën Mbrojtja për periudhën 2014-2016, si, dhe përgjatë viteve 2010 -2014 ka punuar në sektorin privat të botimeve pranë shtëpisë botuese “Ideart”, me kontribute të thelluara në fushën e teksteve shkollore.
Pjesë e karrierës së Prof Asoc Dr Etleva Smaçit është dhe puna pranë Ministrisë së Arsimit për periudhën 2006-2010, si specialiste e marrëdhënieve publike për Maturën Shtetërore.
Për një periudhë disa vjeçare ajo gjithashtu ka kontribuar në mësimdhënie në shkollat e mesme të qytetit të Tiranës. Etleva Smaçi mban titullin e Prof Asoc Dr në histori fituar më datën 09.04.2024 nga Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Gjithashtu ajo ka fituar titullin Doktor Shkencash në Histori (me fokus Historinë Ushtarake) në 27.04.2017, nga Qendra e Studimeve Albanologjike/ Instituti Historisë, Tiranë.
Ajo është diplomuar në vitin 1992 në Universitetin e Tiranës në programin bachelor Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
Prof Asoc Dr Etleva Smaçi ka përfunduar Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes pranë Kolegjit të Mbrojtjes, Tiranë në 2017. Ajo është gjithashtu alumnai dhe është diplomuar pranë qendrës Marshall në Gjermani në Programin e Studimeve të Zbatuara të Sigurisë, 2018.
Prof Asoc Dr Etleva Smaçi ka prezantuar punimet e saj në një sërë konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjithashtu ajo ka mbi 30 artikuj në revistat vendase dhe të huaja dhe ka botuar dy monografi:
Prof Asoc Dr Etleva Smaçi është prej vitit 2021 pjesë e bordit drejtues të Revistës Ushtarake, botim i Institutit Shkencor Kërkimor Ushtarak, anëtare e bordit editorial të revistës Justicia botuar nga Universitetit i Tetovës, si dhe anëtare e revistës Journal of Defense Resources Management të universitetit të Brasov-ës, Rumani.
Prej 17 marsit 2025, Prof Asoc Dr Etleva Smaçi, është anëtare e bordit të ISKK, si përfaqësuese e Konferencës së Rektorëve. Interesat kërkimore të Prof Asoc Dr Etleva Smaçi përfshijnë jo vetëm studimet historike por një sërë çështjes të sigurisë me theks rajonin e Ballkanit dhe Rusinë.
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) është një ent i pavarur në Shqipëri që merret me dokumentimin e periudhës së regjimit komunist.
© Copyright 2025 by iskk.gov.al
Kjo faqe mirembahet nga Idealdevs