WORKSHOP TRAJNIMI

Për mësuesit e artit dhe lëtërsisë dhe instruktorët e qendrave kulturore

                                                29, 30 shtator 2021, në Tiranë

                                                               Ora 10:30-15:00

Edukimi i Komunizmit në shkolla, është një detyrë delikate dhe e dyfishtë për mësuesit, duke qenë se krahas informimit, ata duhet të nxisin edhe ndjeshmërinë dhe një reflektim analitik tek të rinjtë, për të cilët kjo dramë është pothuajse e panjohur.

Përmes një workshopi mbi këtë temë, të organizuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Shqipëri, në synojmë që t’u vijmë në ndihmë mësuesve të lëndëve të letërsisë dhe artit, duke i ofruar mjete dhe metodologji në implementimin e qasjeve të reja pedagogjike, për një prezantim të kësaj periudhe jo vetëm si një seri faktesh historike dhe shifrash, por së pari si një histori njerëzore.

Ftojmë mësues të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme publike dhe jo-publike, nga të gjithë rrethet, të bëhen pjesë e këtij projekti workshopi, i cili mbahet në Tiranë, me 29 dhe 30 shtator 2021. Trajnuesit për artet vizive do të jenë artistet lituaneze Lina Itagaki dhe Vytene Muschick (autoret e librit me ilustrime “Kundër rrymës- një histori për Sabiha Kasimatin, miken e peshqve”), dhe shkrimtari Ylljet Aliçka, njëkohësisht Prof.dr.i shkencave didaktike, për letërsinë.   

Ky projekt trajnimi i paraprin një programi afatgjatë edukativ që ISKK planifikon të realizojë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë gjatë muajve në vazhdim.

Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatat përkatëse të trajnimit.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një CV dhe kontaktet e tyre në adresën: info@iskk.gov.al  ose te komunikojnë me drejtuesen e projektet në numrin: 0674059802. Do të ishim të kënaqur t’ju përgjigjemi edhe për çdo pyetje që mund të keni në lidhje me projektin.

Ju mirëpresim!