INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT HAP THIRRJEN PËR EKSPERTË TË JASHTËM NGA UNIVERSITETET SHQIPTARE

Ekspertët do të angazhohen në vlerësimin e abstrakteve të paraqitura për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore të organizuar nga ISKK me temë: “Artet, letërsia dhe propaganda në diktaturë”, e cila do të zhvillohet në datat 13-14 nëntor 2024.

Kriteret:

Kandidatët për ekspertë të jashtëm duhet:

  • të kenë të paktën gradën shkencore “Doktor”
  • të kenë kontratë mësimdhënieje në universitetet shqiptare si titullar lënde.
  • të kenë dhënë kontributin e tyre në studimin e pasojave të propagandës në arte dhe letërsi (duke shënuar tituj studimor të kryer prej tyre në këtë fushë)

 

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

  • Letër Interesi
  • CV (Curriculum Vitae)
  • Diploma e arsimit të lartë dhe dëshmi të gradës shkencore/titujve akademikë që kandidati disponon
  • Kualifikime të tjera.

 

Aplikimet duhët të dorëzohen në:

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

Rruga e Saraçëve, tek Slevia, përballë me supermarket Spar, kati i 2.

Tiranë

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit nga aplikantët është data 04.08.2024

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në: info@iskk.gov.al