Prof. Asoc. Dr. Gentiana Kera – BIO

Prof.Asoc.Dr. Gentiana Kera

Anëtare e Këshillit Shkencor

 

Prof. Asoc. Dr. Gentiana Kera është pedagoge në Departamentin e Historisë, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Ajo ka mbajtur postin e  Zëvendësrektores për Kërkimin Shkencor në Universitetin e Tiranës nga maji i vitit 2018 deri në shtatorin e vitit 2020. Interesat e saj kryesore kërkimore përfshijnë Historinë Bashkëkohore të Shqipërisë, Demografinë historike, dhe Historinë Sociale dhe Urbane të Evropës Juglindore.

 

Ajo ka realizuar kërkime shkencore në projekte të ndryshme në Universitetin e Gracit, Austri, ku edhe ka përfunduar studimet pasuniversitare dhe doktorale. Ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme ndërkombëtare, ndër më të fundit në projektin “INFORM – Mbyllja e hendekut ndërmjet institucioneve formale dhe joformale në Ballkan” në kuadër të Horizon 2020 dhe projektin “The Great Leap. Multidisciplinary approaches to health inequalities, 1800-2022” në kuadrin e COST.