workshop trajnimi për mësuesit e letërsisë dhe artit dhe instruktorët e qendrave kulturore-

                       28- 30 shtator 2021, në Tiranë

 Drejtoria e Studimeve në Institutin e Studimit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer në Shqipëri, realizoi me sukses në workshop në të cilin u trajnuan 22 pjesëmarrës: mësues letërsie të shkollave nëntë-vjeçare dhe shkollave të mesme, pedagogë, mësues të historisë së artit, punonjës bibliotekash, studentë, dhe specialistë të ISKK. Pjesë e zhvillimit të kapaciteteve ishte edhe workshop-i paraprisës i zhvilluar midis vetë trajnuesve me datë 28 shtator, 2021.

Qëllimi i projektit ishte që përmes këtij workshopi, t’u vinim në ndihmë mësuesve me mjete dhe metodologji në implementimin e qasjeve të reja pedagogjike, për një prezantim të kësaj periudhe jo vetëm si një seri faktesh historike dhe shifrash, por së pari si një histori njerëzore.

Ky projekt trajnimi i paraprin një programi afatgjatë edukativ që ISKK planifikon të realizojë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë gjatë muajve në vazhdim.

 

                                                          PROGRAMI

 28 Shtator, 2021 

14:30 – 17:30     Përgatitja e Modulit të Trajnimit për workshop-in e dates 29, 30

                            Shtator 2021. Skicimi i udhëzuesit për mësuesit si një mjet ndihmës

                            didaktik

    Me pjesëmarrjen e trajnuesve: Luljeta LLESHANAKU (Drejtuese e projektit,

    ISKK), Lina ITAGAKI (artiste), Vytene MUSCHICK (autore), Ylljet ALIÇKA

    (autor & profesor) dhe Klaudja Zerva (kordinatore e projektit, Fondacioni

    Konrad Adenauer)

 29 Shtator, 2021  WORKSHOP-i

10:15 – 10:30      Kafe dhe regjistrimi i pjesëmarrësve

10:30- 10:40       Fjala hyrëse

  Çelo HOXHA, Drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të

  Komunizmit në Shqipëri

  Tobias RÜTTERSHOFF, Drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri

10:40 – 12:00    Disa ide bazike mbi qasjen ndaj historisë së komunizmit në shkolla.

  Integrimi i artit dhe historisë. Përdorimi i dëshmive në klasë:

  sfidat etike dhe metodike.

  Luljeta LLESHANAKU, Drejtore e Drejtorisë së Studimeve, Instituti për

  Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri

12:00- 13:00     Gjuha verbale dhe gjuha vizuale: libri i ilustruar si një mjet mësimor.

  Ndërthurja e këtyre elementëve në librin “Kundër rrymës-një histori

  për Sabiha Kasimatin, miken e peshqve

   Lina ITAGAKI & Vytene MUSCHICK, artiste lituaneze, autoret e librit

13:00- 13:15     Pushim për kafe

13:15- 15:00     Prezantimi i paketës udhëzuese për mësuesit: pyetje & përgjigje

                          Lina ITAGAKI & Vytene MUSCHICK

15:00                Drekë për pjesëmarrësit (katering)

 

30 Shtator, 2021

10:15 – 10:30     Kafe & regjistrim i pjesëmarrësve

10:30 – 12:30    “Histori personale dhe historia e përbashkët përtej narracionit”-

                           guadeline për mësimi i komunizmit përmes letërsisë (fiksioni, proza

                           dokumentare, poezia)

                           Ylljet ALIÇKA, Prof.dr. i Shkencave Didaktike

12:30- 12:45       Pushim për kafe

12:45 – 13:45      Përdorimi i teknologjisë dixhitale dhe multimedias si një mjet inovator;

                            Filma dokumentarë/ projekte dixhitale

                            Luljeta LLESHANAKU

13:45- 14:30       Prezantimi i paketës së materialeve edukative të ofruara nga ISKK

                            (video-dëshmi, objekte, fotografi, ditarë, filma dokumentarë,

                            letërsi, etj)

                           Luljeta LLESHANAKU

14:30- 15:00      Hapësirat dhe mundësitë e përmirësimit të kurrikulës në shkolla në lidhje

                           me historinë e komunizmit;

                           Diskutim midis trajnerëve dhe pjesëmarrësve

15:00                  Drekë për pjesëmarrësit