Çelo HOXHA (redaktor), Kolë KAMSI (redaktor), Brunilda DOÇI, Juliana KURTI, Daniela RUNA, Ona ILIAZI, Zoica GRAÇI
Gjatë vitit 2018, Drejtoria e Arkivës realizoi vëllimin 7 të Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist, shkronjat Q, R, Rr, S, i cili u botua në tetor dhe ka grumbulluar dokumente arkivore në lidhje me objektin e studimeve të ISKKK.
Për këtë numër u konsultuan dhe radhitën (zbardhën) rreth 5000 dokumente: deklarata personale, vendime gjyqi, vendime të Komisionit tre palësh; këto dokumente janë grumbulluar nga punonjësit e arkivës dhe gjenden në arkivën elektronike të ISKK. Veç këtyre janë shfrytëzuar dhe materiale të botuara si gazeta, libra, etj., të cilat janë dhënë me referenca të sakta në vëllimin e botuar. Puna u zhvillua në dy faza: një, përzgjedhja e dokumneteve përkatëse për vëllimin nga grupi i përgjithshëm i dokumenteve, rreth 62 mijë dokumente elektronike (dokumente origjinale të fotografuara; dy, dokumentet e përzgjedhura (rreth 5000) u radhitën. Proces tjetër ishte redaktimi i materialit që u bë nga dy redaktorët përgjegjës për përgatitjen e enciklopedisë.