Anëtar i Këshillit Shkencor
Dr. Vehap Kola është studiues i shkencave organizative dhe lektor i Menaxhimit dhe Studimeve Organizative në University of New York Tirana dhe Kërkues Shkencor pranë Universitetit të Rijekës në Kroaci. Ai ka mbrojtur doktoraturën në Menaxhim dhe Organizim pranë Universitetit të Marmarasë në Turqi dhe ka kryer studime post-doktorale pranë Universitetit të Kaliarit në Itali.
Në rolin e tij si anëtar i Këshillit Shkencor, ai sjell një qasje të orientuar nga teoria organizative dhe analiza institucionale për të kuptuar funksionimin e regjimit komunist në Shqipëri: si projektohej dhe zbatohej koordinimi në një ekonomi të planifikuar e të centralizuar; si prodhoheshin hierarkitë, disiplinimi dhe kontrolli; dhe si krijoheshin hapësira të organizimit informal brenda strukturave zyrtare (përfshirë praktika të “sipërmarrjes” së padeklaruar si formë përshtatjeje). Një linjë e dytë e punës së tij lidhet me studimet e të ardhmeve plurale në shoqëritë post-totalitare; si ndërtohen pritjet për të ardhmen, si qarkullojnë narrativat dhe si trashëgimitë organizative ndikojnë orientimet kolektive.
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) është një ent i pavarur në Shqipëri që merret me dokumentimin e periudhës së regjimit komunist.
© Copyright 2025 by iskk.gov.al
Kjo faqe mirembahet nga Idealdevs