Dr. Edlir Orhani – BIO

Dr. Edlir Orhani

Anëtar i Këshillit Shkencor

 

Dr. Edlir Orhani është studiues i trashëgimisë kulturore dhe i kujtesës historike. Ka përfunduar studimet doktorale me fokus Historinë e Restaurimit të Monumenteve të Kulturës pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në kuadër të një projekti të veçantë të financuar nga ICOMOS dhe UNESCO, prane departamentit te Arkeologjise dhe Trashegimise Kulturore te fakultetit te Historise dhe Filologjise Universiteti i Tiranes .

 

Ka një përvojë mbi 14-vjeçare në mësimdhënie, si pedagog në universitete publike dhe jopublike, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij akademike ka qenë i angazhuar pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Kolegjit Universitar Dardania, Prishtinë, Kolegjit Universitar Pavaresia, vlore dhe Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Tiranë, ku në disa prej këtyre institucioneve ka mbajtur edhe funksionin e Shefit të Departamentit. Gjithashtu eshte angazhuar edhe pranë Kryqit të Kyq Kombëtar, kryesisht në fushën e edukimit dhe projekteve të karaktereve të ndryshme si dhe eshte perfshire ne trajnimin e mesueve me modulin Identiteti Kombetar dhe Njohja e Kulturave, akredituar nga Ministria e Arsimit per periudhen 2017-2021, prane Yocelyn Fondation.

 

Fokusi i veprimtarisë së tij profesionale dhe shkencore është promovimi i trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare, përmes kërkimit shkencor, mësimdhënies universitare dhe zhvillimit të guidave turistike me karakter historik dhe kulturor.

Dr. Orhani ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë, të cilët trajtojnë çështje që lidhen me administrimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës, identitetin kulturor të popullit shqiptar, kujtesën historike, si dhe turizmin historik dhe kulturor.

Aktualisht, ai punon pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ku kontribuon në fushën e studimit dhe promovimit të kujtesës historike.

 

Disa nga publikimet shkencore:

  1. “Trashëgimia kulturore shqiptare dhe problematika e rijetësimit të saj”, Buletini Shkencor i Universitetit të Shkodrës, 2013.
  2.  “Etnopsikologjia si shkencë që kontribuon në njohjen e identitetit të një kombi dhe në zhvillimin e turizmit historik dhe kulturor”, Revista Shqiptare Social-Ekonomike, nr. 1, 2024.
  3.  “Instituti ‘Kyrias’ nga gur themeli i arsimit kombëtar shqiptar në tempull të trashëgimisë kulturore dhe historike që ka nevojë për mbrojtje dhe konservim”, Revista Diskutime, 2024.
  4.  “Udhërrëfyesi turistik si promotor i historisë dhe kulturës dhe si menaxher i aseteve njerëzore”, Revista Kyriaz, nr. 3, 2024.
  5. Promoting Albania’s Tourist Attractions: Tourist Guides and Marketing Strategies for the Successful Management of Tour Groups. Journal of Environmental Management and Tourism, 2024.