Dr. Ardian Muhaj – BIO

Dr. Ardian Muhaj

Kryetar i Këshillit Shkencor

 

Ardian Muhaj është pedagog dhe studiues në Institutin e Historisë, Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Ai është gjithashtu anëtar Korespondent i Akademisë Portugeze të Historisë. Puna e tij është nderuar me çmime të rëndësishme, përfshirë Çmimin Costa Veiga në vitin 2008, dhënë nga Akademia Portugeze e Historisë për punimin monografik më të mirë të vitit. Dr. Muhaj është autor i disa monografive dhe disertacioneve shkencore që trajtojnë aspekte të ndryshme të historisë shqiptare, ballkanike dhe mesdhetare. Përveç veprave origjinale, ai ka përkthyer dhe përgatitur për botim mbi dhjetë libra nga gjuhët spanjolle, portugeze dhe angleze. Përtej mjedisit akademik, Dr. Muhaj është një zë i njohur në debatin publik shqiptar. Ai ka botuar dhjetra artikuj, ese, komente dhe intervista në shtypin e shkruar në Shqipëri dhe atë ndërkombtar, duke dëshmuar një angazhim të vazhdueshëm si intelektual publik.