Pjetër PEPA
Ashtu siç shprehet edhe në titull, ky libër është një dosje që pasqyron më së shumti fakte, emra, data, të cilat përbëjnë momentet më dramatike të persekutimit komunist në Shqipëri, e sidomos procesin e degradimit të drejtësisë. Në libër flitet për gjyqin Special të 1945-ës, përndjekjen ndaj klerit, rezistencën ndaj instalimit të diktaturës dhe viktimat e kësaj rezistence, dhe është i pajisur me të dhënat e të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, dokumente gjyqësore, jetëshkrime, me dënimet dhe ekzekutuesit. Ky studim është fryt i një kërkimi njëzetvjeçar në arkivat shqiptare, në arkivën e Vatikanit, si edhe në arkivën e medias.
Libri është një ribotim, nisur nga vlerat e papërsëritshme që ka si një dëshmi kujtese historike nën gjykimin e ftohtë të autorit, por edhe për faktin se prej kohësh, falë interest të madh, ky botim nuk gjendet më në treg.