INSTITUTI I STUDIMEVE PËR KRIMET DHE PASOJAT E KOMUNIZMIT HAP THIRRJEN PËR EKSPERTË TË JASHTËM

Në kuadër të projektit të ISKK për hartimin e një udhëzuesi të standardizuar për shkollat mbi periudhën e komunizmit në Shqipëri, në përputhje me rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë, ISKK hap shpalljen për ekspertë të jashtëm në fushat e mëposhtme:

  1. Ekspert didaktik;
  2. Autor tekstesh shkollore;
  3. Ekspert të vendeve të kujtesës;
  4. Psikolog;
  5. Historian;
  6. Gjuhëtar;
  7. Ekspert në fushën e kujtesës.

 

Udhëzuesi synon të ofrojë një bazë të qartë, të dokumentuar dhe pedagogjikisht të përshtatshme për mësuesit e shkencave sociale në trajtimin e kësaj periudhe të rëndësishme historike.

 

Në fazën e parë, ekspertët do të angazhohen në vlerësimin dhe dhënien e një ekspertize mbi tekstet ekzistuese të mësimit parauniversitar dhe mangësitë e tyre në trajtimin e periudhës së komunizmit.

 

Në fazën e dytë, ekspertët e fushës do të japin sugjerime mbi tematikat dhe përmbajtjen e udhëzuesit, në mënyrë që ai të jetë i zbatueshëm në praktikë gjatë orës mësimore.

Qëllimi kryesor i projektit është të siguroj një material të standartizuar të saktë dhe të kuptueshëm mbi periudhën e komunizmit në Shqipëri për edukimin e brezit të ri mbi pasojat e regjimit diktatorial në vend.

 

Kriteret e përzgjedhjes:

Kandidatët për ekspertë të jashtëm duhet:

  1. Të jenë specialistë të fushës për të cilën aplikojnë;
  2. Të kenë dhënë kontribut të mëparshëm në këtë drejtim.

 

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:

Letër motivimi

CV (Curriculum Vitae)

 

Aplikimet duhët të dorëzohen në:

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit

Tiranë, “Rruga e Saraçëve”, tek Selvia, përballë me supermarket Spar, kati i 2.

ose në postë elektronike në adresën e emailit : info@iskk.gov.al

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit nga aplikantët është data 30.04.2026

Për çdo pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në: info@iskk.gov.al