Anëtar i Këshillit Shkencor
Dr. Edlir Orhani është studiues i trashëgimisë kulturore dhe i kujtesës historike. Ka përfunduar studimet doktorale me fokus Historinë e Restaurimit të Monumenteve të Kulturës pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në kuadër të një projekti të veçantë të financuar nga ICOMOS dhe UNESCO, prane departamentit te Arkeologjise dhe Trashegimise Kulturore te fakultetit te Historise dhe Filologjise Universiteti i Tiranes .
Ka një përvojë mbi 14-vjeçare në mësimdhënie, si pedagog në universitete publike dhe jopublike, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij akademike ka qenë i angazhuar pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Kolegjit Universitar Dardania, Prishtinë, Kolegjit Universitar Pavaresia, vlore dhe Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Tiranë, ku në disa prej këtyre institucioneve ka mbajtur edhe funksionin e Shefit të Departamentit. Gjithashtu eshte angazhuar edhe pranë Kryqit të Kyq Kombëtar, kryesisht në fushën e edukimit dhe projekteve të karaktereve të ndryshme si dhe eshte perfshire ne trajnimin e mesueve me modulin Identiteti Kombetar dhe Njohja e Kulturave, akredituar nga Ministria e Arsimit per periudhen 2017-2021, prane Yocelyn Fondation.
Fokusi i veprimtarisë së tij profesionale dhe shkencore është promovimi i trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare, përmes kërkimit shkencor, mësimdhënies universitare dhe zhvillimit të guidave turistike me karakter historik dhe kulturor.
Dr. Orhani ka publikuar një numër të konsiderueshëm artikujsh shkencorë, të cilët trajtojnë çështje që lidhen me administrimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës, identitetin kulturor të popullit shqiptar, kujtesën historike, si dhe turizmin historik dhe kulturor.
Aktualisht, ai punon pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, ku kontribuon në fushën e studimit dhe promovimit të kujtesës historike.
Disa nga publikimet shkencore:
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) është një ent i pavarur në Shqipëri që merret me dokumentimin e periudhës së regjimit komunist.
© Copyright 2025 by iskk.gov.al
Kjo faqe mirembahet nga Idealdevs